Art Jetese

Mënyrat se si të forconi mushkëritë në kohën e Covid-19

Mushkëritë e shëndetshme janë një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur shëndetin e të gjithë organizmit.

Sidomos në kohët kur gripi dhe viruset po qarkullojnë gjithnjë e më shumë.

Virusi më i ri Covid-19, që është përhapur në të gjithë botën, sulmon pikërisht mushkëritë ndaj forcimi i tyre është i domosdoshëm.

Në këtë artikull gjeni disa mënyra si të forconi mushkëritë tuaja.

Merrni frymë thellë përmes hundës

Mënyra më e lehtë për të mbajtur mushkëritë tuaja të forta dhe të shëndetshëm është të merrni frymë përmes hundës.

Shkencëtarët kanadezë thonë se sinuset teksa punojnë lëshojnë oksid nitrik, një përbërje që më pas futet thellë në mushkëri.

Oksid nitrik frenon zhvillimin e viruseve dhe baktereve, hap rrugët e frymëmarrjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri, duke rritur thithjen e oksigjenit me 20%.

Specialisti fytit Len Zhang, shton se thithja në këtë mënyrë e ajrit e bën më të lehtë frymëmarrjen nëse keni alergji, bronkit ose një infeksion serioz të mushkërive.

Hani një mollë në ditë

Lëkurat e mollëve përmban përbërje që zvogëlojnë inflamacionin e dëmshëm të rrugëve të frymëmarrjes.

Gjithashtu ato shërojnë dhe forcojnë indet që veshin mushkëritë tuaja sipas imunologëve.

Ngrënia e një molle çdo ditë rrit rezistencën ndaj pneumonisë, bronkitit dhe kollës kronike me 32% dhe e bën frymëmarrjen tre herë më e lehtë kur jeni të sëmurë.

Lini duhanin

Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se lënia e duhanit ul rrezikun e bronkitit me 90%, gjithashtu zvogëlon rrezikun e ndërlikimeve të rënda të mushkërive COVID-19 me 70%.

Prandaj mundohuni të qëndroni sa më larg duhanit.

Ndërroni perdet e dushit

Studimet tregojnë se 80% e perdeve të dushit janë të mbushura me baktere që irritojnë mushkëritë dhe krijojnë myk.

Fatmirësisht, studiuesit e UCLA thonë se perdja e dushit duhet larë me ujë të ngrohtë dhe sapun të paktën dy herë në muaj.

Në këtë mënyrë do të largoni mikrobet dhe mykut që mund të thithni teksa bëni dush.

Konsumoni vaj peshku

Marrja e 2,000 mg vaj peshku çdo ditë ushqen indet dhe ngadalëson plakjen e mushkërive deri ne 70%.

Bëni avull me kripë

Për mushkëri më të forta kujdesuni që të bëni të paktën dy herë në javë avull me kripë.

Kjo do të qetësoj rrugët e frymëmarrjes tuaj, do të eliminojë mukozën dhe do të stimulojë qarkullimin e gjakut në zonën e mushkërive.

Kështu do të arrini të zvogëloni çdo inflamacion të mundshëm, shkruan Agroweb.

Si ta përgatisni

Përzieni dy lugë kripë të trashë në 500 ml ujë të nxehtë që lëshon avull.

Vendosni sipër tij fytyrën tuaj e sidomos pjesën e hundës duke bërë kujdes që të mos afroheni shumë pasi mund të digjeni.

Më pas mbuloni kokën me një peshqir apo napë dhe qëndroni në atë pozicion për 10 minuta.