Art Jetese

Mënyrat që reduktojnë tensionin e lartë të gjakut

Ilustrim, hipertensioni

Tensioni i lartë i gjakut shpesh quhet “vrasësi i heshtur” për shumë arsye. Zakonisht vjen pa simptoma dhe rrit rrezikun e problemeve të zemrës, por ç’mund të bëni nëse presioni juaj i gjakut është më shumë se 130/80 mm Hg?

Rrisni aktivitetin fizik dhe ushtrohuni më shumë

Ecje për 40 minuta rreth 3 herë në javë.

Përpiquni të humbisni peshë nëse jeni mbipeshë

Studime të shumta kanë treguar se dietat ushqimore dhe humbja e peshës reduktojnë ndjeshëm tensionin e lartë duke e stabilizuar.

Ndërprisni sheqernat dhe karbohidratet.

Duke reduktuar konsumin e tyre bini njëkohësisht në peshë dhe stabilizoni presionin e lartë të gjakut.

Konsumoni më pak ushqime që kanë yndyrë

Ilustrim, ushqime pa yndyrë

Konsumimi i produkteve që kanë më pak yndyrë, dhe kripë, reduktojnë tensionin e lartë të gjakut.

Hiqni dorë nga duhani

Sipas studimeve duhani ndikon në tensionin e lartë të gjakut, andaj anashkalimi i tij mund të ndikojë në stabilizimin e tensionit të gjakut.

Reduktoni stresin

Gjeni disa mënyra për ta reduktuar stresin në nder të shëndetit dhe tensionit. Dëgjoni muzikë, lexoni një libër, bëni shëtitje të gjata dhe ndërkohë mos harroni të merrni frymë thellë.

Ilustrim, çokollatë e zezë

Konsumoni çokollatë të zezë

Eshtë vërtetuar që çokollata e zezë mund ta ulë tensionin e lartë të zemrës.

Sigurohu të bësh gjumë të qetë e të plotë

Orari i gjumit është shumë i nevojshëm në stabilizimin e tensionit të gjakut, një gjumë i rregulltë dhe shmangia e dremitjeve gjatë ditës,  mund të ndikojë në këtë stabilizim.

Ilustrim, hudhër

Konsumoni hudhra ose suplemente të tjera të saj

Hudhra e freskët ose ekstraktet e saj përdoren gjerësisht për të ulur tensionin.

Merrni mjekime nëse është e nevojshme

Nëse tensioni juaj është i lartë dhe nuk ulet as pas ndryshimeve në stilin e jetës, duhet patjetër t’i drejtoheni mjekut. Mund të jetë e domosdoshme ta mbani nën kontroll përmes barnave.