Rozë

Menaxheri i Erës zbulon përse ajo u zhduk nga muzika

Era Istrefi

Këngëtarja, Era Istrefi  do të rikthehet në muzikë me këngën “Bebe”.

Ky projekt do të rikthye atë pas tre vitesh.

Klipi është xhiruar në Zvicër, ku ajo dukej e bukur në detaj.

Menaxheri i këngëtares ishte i ftuar të “Goca dhe Gra” dhe tregoi përplasjet me kompaninë e huaj duke zbuluar arsyet përse Era, e cila bëri bujë me “Bon bon” u zhduk nga muzika.

“Era ka insistuar që të publikojë këngë shqip, por ka pasur paqartësi me labelin e saj dhe gjatë rrugës, menaxhimi duhet të zgjidhte këto paqartësi sepse ajo e kishte suksesin me gjuhën shqipe. Menaxhimi duhet ta argumentonte tek labeli sepse është kompani që investon tek artisti.

Këtu ishte problemi. Për momentin jemi duke punuar shumë, nuk ka emra por do ketë bashkëpunime”, tha menaxheri.