Rozë

Menaxheri i Butrint Imerit në lidhje dashurie me modelen e njohur

Butrint Imeri

Modelja Dorina Gegiçi dhe menaxheri i njohur, Denis Avdiu kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Lajmi u bë i ditur nga vet, Denisi në një postim në Instagram.

Avdiu, i cili është menaxher i këngëtarit Butrint Imeri, njëherësh themelues i AVD Digital, ka publikuar një fotografi me partneren e tij modele me rastin e ditëlindjes.

Dyshja shihen shumë të lumtur pranë njëri tjetrin dhe përshkrimi në fotografi ka qenë të dua shumë.

Ndryshe, ka kohë të gjatë që dyshja janë përfolur që janë në lidhje, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka folur./SHQIP.com