Memli Krasniqi zgjedhet kryetar i PDK-së
Publikuar:
(03.07.2021 13:39:59)

Memli Krasniqi është kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka marrë besimin e delegatëve për ta drejtuar subjektin politik të themeluar nga Hashim Thaçi.
Krasniqi ka qenë dy herë ministër. Së pari i Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe i Bujqësisë.
Ai ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, gjatë vitit 2017-2019.
Kjo konventë e jashtëzakonshme erdhi pasi dy figurat e kësaj partie; Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në Hagë të gjykuar për “krime lufte”.
Për muaj me radhë Enver Hoxhaj ishte kryetar në detyrë. Tash kryetar është Memli Krasniqi.
“Na priftë e mbara”, i është drejtuar delegatëve Krasniqi. /Shqip.com