Lajme

Memli Krasniqi bën homazhe te kompleksi “Adem Jashari”

Memli Krasniqi në Prekaz.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Aty, Krasniqi deklaroi se në “Prekaz mori kuptim liria e Kosovës”.

“Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë sepse ky është vendi ku ka lindur dhe ku ka marrë kuptim liria e Kosovës. Andaj e konsideroj të patejkalueshme dhe të domosdoshme ardhjen në Prekaz para marrjes së çfarëdo përgjegjësie”

“Pra është edhe nder, obligim privilegj edhe përgjegjësi që në ditën e parë si kryetarë i PDK-së së bashku me familjen time të vijë në Prekaz për të marrë një frymëzim shtesë por edhe për të fuqizuar vetëdijen tonë politike për punët të cilat na presin dhe për të marrë një inspirim shtesë nga sakrifica titanike e familjes Jashari,” tha Krasniqi.

Në fjalimin e Krasniqit në konventën e dhjetë të PDK-së, të shtunën- shtoi se “PDK-ja e ka UÇK-në në ADN”.

Të njëjtën e tha edhe në Prekaz gjatë vizitës së tij të parë si kryetar. /Shqip.com