Rozë

Meliku miku i Brunos e “tradhton” atë: Trego të vërtetën për vajzat

Mikela dhe Bruno

Puntata e sotme e emisionit “Për’puthen” ka filluar me diskutimin e takimit të Mikelës me Brunon.

Dyshja në fjalë kanë thënë që janë të lumtur me shoqërinë e njëri-tjetrit dhe takimi ka shkuar mirë, por sipas Mikelës e prish fakti që ai ka treguar pëlqim të madh për vajzën e re, Efi.

Pas kësaj ka reaguar edhe Alvisa, e cila tha se Bruno është duke kaluar nga një vajzë të tjetra, e që të njëjtën gjë e tha edhe Meliku.

“ Nga pëlqimi për Mikelën ka kaluar të Alvisa dhe pas saj të vajza e re që ka ardhur. Vjen pastaj dhe e ndërron muhabetin sepse në backstage e bënë tjetër veprim këtu në studio tjetër. Për këtë gjë më vjen keq Bruno që nuk tregohesh real por je komplet falso”, i tha Meliku- Brunos.

Ai më tej tha se Bruno i ka thënë se ai ka një pëlqim të vërtetë për Alvisën.

“Trego të vërtetën që ti ma ke thënë këtë gjë për vajzat që pëlqen”, ka thënë ai.

Me pas Alvisa thotë se të gjithë djemtë qenkan intriganta./SHQIP.com