Mehaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të furnizohet me armatim

Ministri i Ministrisë së Mbrotjes, Armend Mehaj është shprehur se pas 23 viteve, Kosova është me e fortë politikisht e ushtarakisht.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Meha është shprehur se ushtria e vendit është furnizuar dhe vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne.
‘’ Sot 23 vite pas, Republika e Kosovës është më e fortë politikisht e ushtarakisht. Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aleatëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’ ka shkruar Meha.
Mehaj ka shtuar se nuk do të lejohet që populli i Kosovës të përjetojë krimet, dëbimet, masakrat, dhunën, terrorin e gjenocidin që e kishte përjetuar gjatë luftës 1998-1999./Shqip.com