Lajme

Mehaj në takim me Ministrin e Inteligjencës së Izraelit: Diskutuam për sigurinë globale

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministri i Inteligjencës, Elazar Stern

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, është pritur në takim nga Ministri i Inteligjencës, Elazar Stern, në kuadër të viztës së tij zyrtare në Izrael.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj, ka bërë të ditur se në kuadër të këtij takimi, e ka falënderuar ministrin Stern.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen e vendit tonë në përgjithësi, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ndër të tjera ka bërë të ditur se me ministrin Stern, kanë diskutuar për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale.

“Diskutuam edhe për përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare”, ka shkruar Mehaj.

Ne fund të kësaj ministri kosovar ka bërë të ditur se me ministrin e Izraelit janë pajtuar që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve/Shqip.com