Lajme

Mehaj kerkon prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në veri

Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Forenc Kajar.

Ky takim është mbajtur me qëllim të koordinimit me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën.

“Kërkova prezencë më të madhe  të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu ai ka njoftuar se së bashku me Gjeneral Kajar, u pajtuan që të rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit.

“Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë”, thuhet tutje në njoftim.