Mehaj: FSK-ja do të jetë në çdo cep të territorit të Kosovës

Në konferëncën e fundivitit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, i pari i këtij institucioni, Armend Mehaj, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë në çdo cep të territorit të vendit, varësisht nga nevoja.
Ai u përgjigj në këtë mënyrë kur u pyet për mungesën e pranisë së ushtarëve të Kosovës në veri, duke marrë për bazë marrëveshjen e mëhershme.
Mehaj tha se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i dedikuar për të mbrojtur të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Ajo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2013. Përmes mandatit dhe ligjeve të Kosovës, FSK është e dedikuar për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës. Kudo që është nevoja FSK do të jetë… Kudo që është nevoja FSK do të jetë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.
Ndërsa sa i përket asaj se FSK-ja kufiziohet në pajisjet me armatim të rëndë, Mehaj mohoi duke thënë se kjo nuk qëndron.
“FSK ka armatim të rëndë dhe kemi armatim edhe më të rëndë. Nuk kemi kufizime siç pretendojnë me qëllime të ndryshme besoj. Në FSK çdo pajisje që posedon por edhe si program është me standarde të NATO-s. Prokurohet prej shteteve e partnere të NATO-s. Shumica prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Mehaj.
/Shqip.com