Mehaj e pret në takim Shefen e Operacioneve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim, Shefen e Operacioneve Aktuale të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.
Me këtë rast, Mehaj ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimet gjeopolitike dhe rolin e NATO-s në rajon.
“Ndër të tjera, Ministri Mehaj me znj. Viehe, diskutuan për mjedisin aktual të sigurisë në rajon, si dhe sfidat dhe kërcënimet që e cenojnë atë, duke vazhduar diskutimin edhe për zhvillimet gjeopolitike me theks të veçantë për krizën e Ukrainës.
Përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, e potencoi edhe rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, e ka njoftuar Viehen për plotësim/ndryshimit të tri ligjeve themelore, si dhe për angazhimet shtetërore integruese të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe, si rrugë drejtë procesit për anëtarësim në NATO.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se ministri Mehaj gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtoj për në Kanada, në një vizitë zyrtare.
/Shqip.com