Lajme

Mehaj dhe Aliu adresohen për media lidhur me shpronësimet në Aeroportin e Gjakovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të kenë një adresim për media gjatë ditës së sotme.

Ky adresim ka të bëjë me  shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

“Tema e kësaj konference është në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Konferenca do të fillojë në ora 09:00.

/Shqip.com