Mega-operacion i SPAK në Tiranë, 11 të arrestuar – në pranga edhe Erzen Breçani. Akuzat nga pastrim parash te ndihmë në vrasje

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në polici bashkë me 11 persona të tjerë, me urdhër të SPAK.
Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici, ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.
Prokurori Vladimir Mara ka paraqitur kërkesën e miratuar nga GJKKO.
Paraprakisht thonë burime jo zyrtare përfshirë në operacion janë 5 punonjës ose ish-punonjës policie.
Mes personave që ka urdhër arrest edhe me funksion drejtues në sektorë të policisë si dhe një nga djemtë e Breçanit.
Transkriptimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ka zbërthyer grupin dhe janë ngritur mbi ta akuzat për të paktën 6 vepra penale.
Urdhër arresti ka edhe për Ervin Matën i njohur ai armiku i Ervis Martinajt. Grupet e Matës dhe Martinajt u përplasën me armë në tetor 2018 në ish-bllok ngjarje nga e cila humbi jetën Fabjan Gaxha.
Ky i fundit u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Merviol Bilo.
/Shqip.com