Sport Ndërkombëtar

Mediumi anglez shkruan se Xhaka nuk pritet të dënohet nga FIFA për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari

Ylli i futbollit shqiptar dhe atij zviceran, Granirt Xhaka, nuk pritet të dënohet nga FIFA për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari pas ndeshjes me Serbinë, shkruan tabloidi anglez “The Sun”, përcjell Shqip.com.

Xhaka ka deklaruar pas ndeshjes së këtë fanellë e ka veshur për t përkrahur bashkëlojtarin e tij te Zvicra, Ardon Jashari.

Sipas “The Sun”, Xhaka nuk do të dënohet për bartjen e fanellës.

Mediat kanë raportuar se Graniti këtë fanellë e ka veshur në nderim të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Zvicra siguroi të premten një vend në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Xhaka ishte protagonist në fitoren ndaj Serbisë, teksa u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

Në fitoren e Zvicrës me rezultat 3:2, golin e parë e shënoi futbollisti tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri.

/Shqip.com