Art Jetese

Medikamentet për humbje peshe shkurtojnë vdekjet nga Covid-19

COVID-19. Ilustrim
COVID-19. Ilustrim

Personat që merrnin ilaçe për humbje të peshës; Ozempic apo Wegovy, kishin më pak gjasa të humbnin jetën nga Covid-19 ose të vuanin efektet negative prej këtij virusi.

Bashkëautori i këtij hulumtimi, Benjamin Scirica tha se pacientët që morën injeksionin, treguan një reduktim prej 29% të gjasave për vdekje nga shkaqe që nuk lidhen me problemet e zemrës.

Studimi u krye me mbi 17,600 persona që ishin mbipeshë ose obezë dhe që vuanin nga sëmundje të zemrës, por jo nga diabeti, raporton Shqip.com.

Studime të tjera të publikuara, treguan se injeksioni përmirëson simptomat e lidhura me dështimin e zemrës, inflamacionin dhe një sërë funksionesh të tjera, si dhe reduktimin e vdekjeve në mesin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje kronike të veshkave.

Gjetjet do t’i japin një shtysë të mëtejshme prodhuesit të Ozempic, Novo Nordisk, vlera e të cilit është rritur së tepërmi nga popullariteti i shkaktuar nga efekti i tyre në ulje në peshë.

Zbulimi i përfitimeve të reja, mund ta hapë rrugën për përdorim të ilaçit edhe në disa sëmundje tjera.

Duke diskutuar për gazetat e së premtes, profesori i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Yale dhe redaktori i JACC, Harlan Krumholz, tha në një intervistë për JACC,

“Unë filloj të mendoj për humbjen e peshës pothuajse si një efekt anësor, dua të them që këto [ilaçe] me të vërtetë promovojnë shëndetin”, tha profesori i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Yale, Harlan Krumholz.

Megjithatë, mjekët kanë kërkuar kujdes në përdorim pasi që jo të gjitha medikamentet për humbje të peshës kanë treguar efekte pozitive, duke gjetur se një ilaç i tillë mund të shoqërohet me një rrezik në rritje të një sëmundjeje të rrallë të syve.

/Shqip.com