Mediat në Spanjë raportojnë se Wanda Nara e ka tradhtuar fshehurazi Icardin me futbollistin nga Senegali

Gazeta spanjolle “AS” raporton se futbollisti i Spartak Moskës, Keita Balde e kë nisur një lidhje të re dashurie me Wanda Narën, shkruan Shqip.com.
Kjo e fundit ka qenë e martuar me futbollistin argjentinas të Galatasarayt, Mauro Icardi, me të cilin është ndarë tash e një kohë.
Keita Balde, senegalezi 27-vjeçar e ka takuar Wandën në Dubai në ditët e fundit, sipas gazetarit spanjoll Jordi Martin.
“Wanda debatoi me Mauron së fundmi. Sipas asaj që më thonë nga ambienti i Icardit, ajo ka ikur me një futbollist, Keita Balde. Ky futbollist, i martuar prej 8 muajsh, e njeh Wandën, ai shkon në Dubai dhe ajo del fshehurazi për ta parë atë”, theksoi gazetari.
Ëanda në fakt ka udhëtuar për në Dubai, kjo është treguar në rrjetet e saj sociale dhe aty është edhe Balde, i cili është duke bërë përgatitjet parasezonale me ekipin e tij.
/Shqip.com