Sport Shqiptar

Mediat në Shqipëri raportojnë se Lorenc Trashi do të transferohet te Ballkani

Mesfushori shqiptar Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i FC Ballkanit të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga burime për “Panorama Sport”. Një tjetër aset i është bashkuar kampionëve të Kosovës ekipit të drejtuar nga Ilir Daja dhe drejtorit sportiv Nderim Nexhipi.

Aktualisht Fc Ballkani renditet në vendin e 2-të me 38 pikë në kampionat.

Rikujtojmë që futbollisti u largua pas dy vitesh e gjysmë qëndrimi nga Qadsias. Lajmi për largimin nga klubi u konfirmua nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.

/Shqip.com