Mediat në Serbi merrem me futbollistin shqiptar që i propozoi të dashurës martesë në fushë futbolli

“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte kjo fraza që u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës mbrëmjen e 27 Majit, ku në përfundim të ndeshjes Leganes futbollisti shqiptar Myrto Uzuni, vendosi t’i propozojë për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni.

Në fund të sfidës ku shënoi golin e 23 sezonal dhe siguroi ngjitjen e Granadas në La Liga, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë mori gjithashtu një “po” nga partnerja e tij, duke e mbyllur mbrëmjen në eufori dhe vëmendje maksimale nga fansat.
Edhe mediat serbe i kanë kushtuar një shkrim këtij gjesti të Uzunit, shkruan Shqip.com.

“Telegraf.rs” e ka publikuar videon duke shkuar se Uzuni luan te Ganda edhe me një futbollist serb.
Lo de Uzuni… ❤️
Gol, Pichichi de Segunda, ascenso a Primera y el “sí, quiero” de su chica 💍
— MARCA (@marca) May 27, 2023
/Shqip.com