Sport Ndërkombëtar

Mediat angleze e zbulojnë të dashurën e super-yllit Erling Haaland

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, thuhet se është në lidhje me kolegen e tij futbolliste, Isabel Haugseng Johansen, dhe e kanë mbajtur të fshehtë prej muajsh.

Erling, 22 vjeç, ka shijuar një pushim dy javësh gjatë Kampionatit Botëror, pasi Norvegjia nuk u kualifikua, dhe ka shijuar pushimin në Marbella me bukuroshen Isabel, 18 vjeçe, shkruan DailyMail.

Dyshja thuhet se e kanë njohur njëri-tjetrin prej vitesh në qytetin e tyre të lindjes, Bryne, pasi të dy kanë luajtur për klubin e tyre lokal të futbollit, por miqësia e tyre lulëzoi në romancë.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Duket se është mjaft serioze. Isabel ka udhëtuar në Gjermani dhe Angli për të parë Erlingun dhe tani ajo është me të në Marbella”.

“Erling ka botën në këmbët e tij dhe shumë femra që presin në radhë për të qenë partnerja e tij. Por ai është një djalosh shumë i zgjuar dhe ka kuptim që ai është me një vajzë nga qyteti i tij i lindjes, të cilën e njeh prej vitesh”, tha burimi.

“Ai duhet të jetë në gjendje t’u besojë njerëzve në jetën e tij dhe të përqendrohet vetëm te futbolli”, theksoi më tutje burimi i brendshëm.

Futbollisti së fundmi u cilësua si ‘sulmuesi më i mirë në botë’ nga trajner i futbollit Jurgen Klopp, 55 vjeç.

Muajin e kaluar u raportua se obsesioni i Erlingut me gjumin, dietën dhe stërvitjen e specializuar kanë qenë çelësi i suksesit të tij në fushën sportive.

Gjumi është planifikuar të fillojë mes orës 22:00 dhe 22:30 shumicën e netëve, me pajisjet elektronike të fikur para kësaj.

Ai shpesh nuk është i kontaktueshëm, telefoni i tij transmeton mesazhin ‘mos shqetëso’ për të shmangur shpërqendrimet.

Dieta e tij është e balancuar me karbohidrate – duke përfshirë lazanjën e babait të tij – dhe dashurinë për peshkun.

“Disa lojtarë kanë frikë nga karbohidratet pasi janë rritur në akademi dhe kanë nevojë të godasin objektivat”, tha një burim.

Thuhet se ai bën seanca stërvitore shtesë për të përsosur teknikën e tij të futbollit dhe mbështetet në meditim për ta ndihmuar veten të përqendrohet.

Ai ka luajtur futboll gjatë gjithë jetës së tij, duke qenë djali i futbollistit profesionist Alfie Haaland.

/Shqip.com