Sport Shqiptar

Medalistet olimpike: “Këto medalje janë për Kosovën”

Medalistet olimpike

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u janë drejtuar qytetarëve pas rikthimit në Kosovë nga Tokio, shkruan Shqip.com

Gjakova me këtë rast ka thënë se këtë sukses ia dedikon gjithë popullit tonë dhe trajnerit të saj që i ka ndihmuar për këtë të arritur.

“Dua të faljnderoj trajnerin tim, Driton Kuka që ka sakrifikuar për të arritur unë këtu, gjithashtu dua të falënderoi familjen time që më kanë drejtuar të merrem me këtë sport”, ka thënë medalistja olimpike

“Faleminderit edhe gjithë klubit ‘Ippon’, që kanë derdhur djersë për këto medalje”

“Kjo medalje është për të gjithë popullin e Kosovës dhe dua t’iu them se kishim përkrahje të madhe”, ka përfunduar ajo.

Edhe Distria Krasniqi suksesin e arritur ia kushtoi trajnerit Kuka, derisa shtoi se këto nuk do të jenë medlajet e vetme.

“Këtë medalje dhe këtë sukses ia kushtoi Tonit dhe të gjithë atyre që na kanë përkrahur”, shtoi ajo

“Do të luftojmë edhe për lojërat në Paris dhe këto medalje nuk do të jenë të fundit, pasi do të luftojmë edhe për shumë të tjera”, ka përfunduar Krasniqi.

Ekipi i xhudos arriti sukses historik në këto Lojëra Olimpike, duke fituar dy medalje të arta nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./Shqip.com