Meçi i fundit

Është 33 vjeçar.
Nuk është mposhtur kurrë dhe sonte dëshiron t’i var dorëzat si kampion.
Tyson Fury do të ngritet në ring për të fundit herë, dhe për të fundit herë dëshiron që të dalë si gjithmonë: fitues.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë i vjetër, ulje-ngritje në karrierën time, shumë ulje-ngritje. Unë jam deri në 34, 20 vjet si boksier, kjo është e mjaftueshme për këdo. Ka shumë gjëra të tjera që duhet të bëj si të kujdesem për fëmijët dhe gruan e mi dhe t’i shijoj ato”, tha ai ditë më parë.
32 meçe, 31 fitore, një barazim. Statsistika të pabesueshme.
22 nga ndeshjet e tij i ka përfunduar me nokaut.

Fury kishte debutuar më 6 dhjetor 2008, kur e nokautoi hungarezen Bela Gyongyosi në raundin e parë.
Teksa, momenti kulmor i karrierës së tij ishte, ai i nëntorit të vitit 2015, kur e gjunjëzoi Vladimir Klitschkon, në Duseldorf. Ajo ndeshje i dha fund një sundimi të gjatë.
Fury e kishte shprehur dëshirën për tu përballur edhe me Anthony Joushua, por ai u mposht nga Olekandr Usyk.

“King of the Gypsies” fitoren e fundit në karrierë do e kërkojë ndaj Dillian Whyte, sonte rreth orse 23:00 (nuk dihet orari i saktë për shkak të ndeshjeve paraprake).
Një karriere të sukseseshme i erdhi fundi. /Shqip.com