Me urdhër të SPAK, arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës
Publikuar:
(29.07.2024 10:18:41)

Zbardhen emrat e plotë të të 4 personave të arrestuarve me urdhër të SPAK.
Përveç drejtuesit të Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka, pas hekurave ra dhe Eriona Daupaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH, aktualisht magjistrate.
Po ashtu në pranga ra dhe avokati Radovan Çela si dhe Astrit Vladi.
Të arrestuarit:
- Aurel Zarka, drejtues i Prokurorisë Vlore.
- Eriona Daupaj, magjistrate ne Shkolle te Magjstratures, ish-oficere policise gjyqsore ne Prokurorine e Krimeve te renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.
- Astrit Vladi
- Radovan Cela, shtetas.
/Shqip.com