Lajme Në janar të vitit 2021, Posta uli pagat nga 10 deri në 20 për qind

Me rënien e të hyrave, Posta dhe Telekomi ulën pagat

Ilustrim

Ndryshe nga “Infrakos” dhe “Trainkos”, vepruan në Postë.

Ashtu si Telekomi, situatë e rënduar paraqitet edhe në Postë prej tetë vitesh.

Megjithëse borxhi akomolohej nga viti në vit, 80 deri në 90 përqind e të hyrave shkojnë vetëm për paga.

 “Në vitin 2020 për shkak të uljes së realizimit të të hyrave, kjo përqindje është rritur në 91 për qind, ndërkaq këtë vit përqindja e shpenzimeve në kategorinë e pagave është 80 për qind nga buxheti i përgjithshëm të Postës së Kosovës”, tregon ushtruesja e detyrës së kryeshefeës në Postë, Fakete Kadiu.

Por, në janar të këtij viti pagat u ulën nga 10 deri 30 përqind.

“Kadiu: Ulja e pagave kanë ndodhur në janar të këtij viti(2021), ka qenë një vendim konsideroj pak sa i devijuar i bordit të drejtorëve kur është planifikuar të ulet për të ulet për të gjithë stafin paga, mirëpo është ulur vetëm për një kategori specifike, kryesisht për pjesën menaxheriale, drejtorët e gradat më të larta ka pasur ulje”, sqaron Kadiu.

Fakete Kadiu, Kryeshefe e Postes se Kosovës,  paguhet 1 mijë e 700 euro në muajt, ose 20 mijë e 400 euro në vit.

Por, nëse je drejtor të Postën e Kosovës, paguhesh më shumë se kryeshefi.

Faton Thaçi që është drejtor në Postë paguhet brenda vitit 21 mijë e 499 euro.

Mirë në Postë paguhen edhe këshilltarët.

Faton Ejupi që mban pozitën e këshilltarit pagë mujore ka 1 mijë e 441 euro, ose 17 mijë e 292 euro.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Bujar Shala thotë se këto vendime kanë bërë që të ngushtohet hendeku në mes pagave të menaxhmentit të lartë dhe punëtorëve të tjerë.

“Ka qëndrua më herët por tash jo sepse tash është bërë harmonizimi i pagave, tash mendojmë se është normale”, thotë Bujar Shala, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Postës së Kosovës

Derisa pjesa më e madhe e buxhetit shkon sërish për paga, në postë kanë munguar investimet kapitale nga viti 2012.

“Nga viti 2012 investime kapitale nuk ka pasur, disa investime të vogla në interes të operocionalitetit, por kapitale jo. Disa renovime janë kryer në qendrën e sortimit, po jo ndonjë investim shumë i lartë. Ne tani duhet të kemi investime në rregullimin e zyrave postare, për përmirësimin e imazhit po edhe në ngritjen e cilësisë në ofrim të shërbimeve, ndoshta edhe në ngritjen e llogaridhënies, raportieve dhe shumë cështjeve që ndërlidhen me një sukses të cilin shpresoj që do ta ketë mundësi ta përformoj Posta”, thotë Kadiu