Më pak se një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Publikuar:
(04.09.2021 11:22:25)

Fluksi i udhëtarëve që hyjnë e dalin nga Kosova përmes pikave kufitare ka rënë ndjeshëm.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më së shumti 15 min, ndërsa për të dalë 45.
Pika kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, ajo në Merdarë, është me e ngarkuara nga të gjitha pikëkalimet tjera.
Por, për dallim nga ditët e tjera, aty mëngjesin e së shtunës pritjet në dalje janë nga 40 deri në 45 minuta, ndërsa në hyrje 10 deri 15 minuta.
Pas saj është ajo në Vërmicë, ku pritjet në dalje janë nga 15 deri në 20 minuta./SHQQIP.com
