Sport Ndërkombëtar

Më në fund, Robert Lewandowski shënon në Kampionatin Botëror

Polonia dhe Arabia Saudite po takohen në kuadër të rrethit të dytë në kuadër të Grupit C të Kampionatit Botëror, shkruan Shqip.com.

Polonia shënon për 2-0 përballë Arabisë Saudite. Robert Lewandowski ka shënuar golin e parë në karrierë në Kampionat Botëror. Ai shënoi në minutën e 82-të.

Ndeshja ka filluar në ora 14:00, do të zhvillohet në stadiumin “Education City Stadium”.

Polonia e kërkon medoemos fitoren, pas barazimit pa gola me Meksikën.

Në anën tjetër, Arabia Saudite që shkaktoi befasi të madhe me mposhtjen e Argjentinës, në rast të fitores do e kalonte fazën e grupeve.

/Shqip.com