Arta Nitaj i kundërpërgjigjet vlogerit britanik

Vlogeri britanik Teddy Grey së fundmi është bërë qendra e vëmendjes në rrjetet sociale, kjo pas postimeve që bëri për modelen shqiptare Arta Nitajn.
YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.
Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.
Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”.

Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”
Postimet e YouTuberit britantik nuk mbarojnë me kaq, pasi ai ka ndarë gjithashtu një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Arta Nitajn.

Siç duket këto lajme i kanë rënë në duar edhe Artes e cila ka reaguar duke postuar një foto në bikini teksa tregon pasuritë trupore.
Ajo ka publikuar një “story” në Instagram duke thënë se nuk i bëhet vonë për çfarë thonë.
“S’më plas fare dhe kjo është shumë e rrezikshme”, shkruan ajo në story si përgjigje ndaj akuzave të hedhura.

Vajza nga Peja nuk është hera e parë që pranon akuza të tilla, emri saj është përmendur edhe në skandalin Dubai Porta Potty./SHQIP.com