“Me kategoritë e lirisë, sot e për mot”, Haradinaj mbështet veteranët
Publikuar:
(06.06.2022 12:12:51)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar protestën para Kuvendit.
Në mbështetje të tyre ka dalë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai postoi një fotografi në Facebook, duke shkruar: “Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”.
Ndërkohë, situata tek Kuvendi ka eskaluar pasi veteranët kanë tentuar të thyejnë derën.
Pas kësaj policia ka përdorë sprej dhe gazë lotsjellës./SHQIP.com