Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit

Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.
Gjithsej 50 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë së Abazoviqit.
Pas kësaj është deklaruar edhe Abazoviq, i cili ka thënë se kjo Qeveri do të mbahet mend për vendimet më të vështira që ka marrë.
Ai tha se ndihej shumë krenar, duke shtuar se shumë gjëra në Mal të Zi tani janë më të qarta.
“Po i shpall koalicionin e ri Milo Gjukanoviqit dhe Aleksa Beçiqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për qeverinë. Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo që shpresojmë se do ta udhëheqë më mirë vendin”, tha ai.
“Më vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakula, do të kujtohemi si një qeveri që zgjati pak, por mori vendimet më të vështira”, tha ai.
Ai ka thënë se shpresojnë që së shpejti pas zgjedhjeve të formohet qeveria e re./SHQIP.com