Më 16 nëntor vazhdon dialogu Kosovë-Serbi
Publikuar:
(12.11.2021 10:21:03)

Më 16 nëntor do të mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.
Po ashtu, Bislimi shtoi se “Komisioni Evropian e ka vlerësuar pnën e Qeverisë në vendosjen e zbatimit të marrëveshjes për targat”.

Pikërisht, më 30 shtator ishte arritur një marrëveshje në Brukse; për targat.
Por, vitin e ardhshëm do të ketë një diskutim për një zgjidhje të përhershme rreth targave.
Ndërsa, në takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi pritet të diskutohet edhe çështja e të pagjeturve. /Shqip.com