Lajme

McDonald’s po largohet tërsisht nga Rusia

Marrë nga CNN

Kompania amerikane McDonald’s njoftoi të hënën se do të largohet nga Rusia.

Ata njoftuan se “kriza humanitare” e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm, as nuk është më në përputhje me vlerat e McDonald’s, shkruan CNN.

Si pjesë e vendimit, McDonald’s po shet të gjitha restorantet në Rusi te një blerës vendas.

Këto masa përfshijnë sigurimin që punonjësit e McDonald’s Rusi të vazhdojnë të paguhen, si dhe të kenë punësim në të ardhmen.

McDonald’s njoftoi në një deklaratë muajin e kaluar se mbyllja e restoranteve në Rusi dhe Ukrainë i kishte kushtuar kompanisë 127 milionë dollarë tremujorin e kaluar.

McDonald’s kishte vazhduar të paguante 62,000 personelin e tij në Rusi, pavarësisht ndërprerjes së funksionimit.

Këto kosto të stafit, plus pagesat për qiratë dhe furnizimet, i kushtojnë kompanisë 27 milionë dollarë./Shqip.com