Mbyti qenin me pushkë të gjuetisë, arrestohet deçanasi
Publikuar:
(27.07.2023 09:49:58)

Dje një person është arrestuar në Deçan, pasi dyshohet se me pushkë gjuetie e ka mbytur një qen endacak.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se arma me shtatë fishekë është konfiskuar.
“Deçan 26.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qenë endacak. Pushka me shtatë fishekë është konfiskuar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
/Shqip.com