Lajme

Mbytet 76 vjeçari nga Ferizaj në plazhin e Velipojës

Plazha në Velipojë

Një person është mbytur në bregdetin e plazhit te Velipojës.

Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj.

“Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë”, raporton ‘Tch’.

Policia e Shqipërisë ende nuk ka dhënë detaje më tepër për rastin./SHQIP.com