Mbyllet pjesa e parë, Polonia po e mposhtë Shqipërinë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë me rezultat të ngushtë 2-1.
Polakët ishin të parët që shënuan në këtë takim me anë të Robert Lewandoswskit, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë pasi Sokol Cikalleshi arriti që të barazonte vetëm 12 minuta më pas, transmeton Shqip.com
Kur u mendua se kuqezinjtë, ishin këndellur dhe ndeshja po shkonte në favor të tyre, në “skenë” doli Adam Buksa që shënoi gol për Poloninë në minutën e fundit të pjesës së parë.
Rezultati momental e ngrit Poloninë në vendin e tretë me shtatë pikë, kurse Shqipëria zbret në vendin e katërt me një pikë më pak.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndryshoi nga në pjesën e dytë, strategu italian Edoardo Reja, pasi rezultati momental zbehë shumë gjasat që Shqipëria të kualifikohet në “Katari 2020”. /Shqip.com