Mbyllet pjesa e parë, Kosova po mposhtet nga Jordania

Përfaqësuesja e Kosovës është duke pësuar humbje prej Jordanisë, pas 45 minutave lojë.
Ani pse Dardanët e kishin iniciativën e lojës, vendasit po triumfojnë me rezultat 0-1,, shkruan Shqip.com.
Kur po zhvillohej minuta e 18-të, ishte Baha’ Faisal që e dërgoi topin në rrjetë, ndërsa topi u devijua paska nga një futbollist i Kosovës.
Pas këtij momenti, Kosova u hodh me të gjitha forcat në sulm për ta barazuar rezultatin, por nuk arritën që ta arrijnë qëllimin.
Kjo është ndeshja e parë që Dardanët po e zhvillojnë qysh nga shkarkimi i Bernarcd Challandes.
Selektori i përkohëshm, Primoz Gliha këtë ndeshje e nisi me një rreshtim të ri, me tre qendërmbrojtës, i cili nuk dha fryte.
Në pjesën e dytë pritet inkuadrimi i sulmuesit Edon Zhegrova, që po kalon në formë fenomenale me Baselin./Shqip.com