Mbyllet pjesa e parë: Drita po triumfon
Publikuar:
(12.07.2022 20:48:25)

FC Drita është duke triumfuar ndaj Inter Turku – me rezultat 1-0 pas përfundimit të pjesës së parë.
Golin e vetëm e realizoi Marko Simonovski – pas vetëm dy minutave lojë.
Skuadra e udhëhequr nga Ardian Nuhiu pati edhe disa raste të tjera shënimi, por nuk e tundi rrjetën më.

Ekipi nga Gjilani ishte dominues në fushën e gjelbër që nga fillimi e deri në fund.
Me rezultatin aktual – ndeshja shkon në vazhdime, sepse takimi i parë kishte përfunduar 1-0 në favor të Inter Turku./Shqip.com