Sport Ndërkombëtar

Mbyllet pjesa e parë, Arnold e “hesht” Cityn

Arnold

Liverpooli po triumfon ndaj Manchester City me rezultat minimal 1-0 – në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të FA Community Shield.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e realizoi Trent Alexander Arnold – kur po zhvillohej minuta e 21-të.

23 vjeçari e lansoi një goditje të me të djathtën – teksa topi u devijua nga Ake dhe përfundoi në rrjetë.

Pas këtij momenti – City e rrezikoi portën disa herë – por nuk arriti ta barazonte rezultatin.

Rastin më të mirë për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola e pati Erling Haaland, ama norvegjezit i mungoi fati – përballë gardianit, Adrian./Shqip.com