Sport Ndërkombëtar

Mbyllet merkatoja e dimrit, 55-vjecari japonez nënshkruan me klubin portugez

Futbolli është më shumë se një lojë apo pasion për futbollistin japonez Kazuyoshi Miura.

Ndonëse ditëlindja e 56-të është në prag sulmuesi nuk frikësohet nga numrat dhe ka përfituar nga merkatoja e dimrit për të gjetur një ekip të ri ku do të vijojë karrierën si futbollist.

Në dekadën e 5 si profesionist, Miura i është bashkua ekipit të Oliverirense në kategorinë e dytë portugeze, në formë huazimi nga skuadra e Yokohama FC.

Aventura e tij në Portugali përfaqëson shtetin e gjashtë ku ai ka luajtur më herët duke përmendur këtu Brazilin, Japoninë, Italinë, Kroacinë dhe Australinë.

Më herët, Miura është shprehur se ka ndërmend të luajë futboll deri në moshën 60 vjeçare. Ai e nisi karrierën me Santos në vitin 1986 dhe në 2017 u bë futbollisti më i vjetër që shënonte në ligën japoneze.

/Shqip.com