Lajme

Mbyllen qendrat e votimit

Ka përfunduar në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet në katër komunave veriore të vendit.

Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok sipas KQZ-së ishte 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi ishin alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 persona, 18 mijë e 118 të drejtë vote patën në Mitrovicën veriore,  6 mijë e 998 qytetarë në Zveçan, 6 mijë e 661 në Zubin Potok si dhe në Leposaviq të drejtë vote patën 13 mijë e 318 qytetarë.

Megjithatë, numri i qytetarëve që kanë votuar ka qenë i vogël shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme të Beogradit dhe të Listës Serbe.

KQZ ka njoftuar se rreth orës 19:30 do dalë me detajet e fundit.

/Shqip.com