Lajme

SPAK përfundon hetimet për “Metamorfozën”, nën akuzë Behar Bajri e Pëllumb Gjoka. Veçohet hetimi për Ervis Martinajn

SPAK mbylli hetimet ndaj anëtarëve të dosjes Metamorfoza të identifikuar nga bisedat në aplikacionin SKY teksa porosisin apo dështojnë për të eliminuar kundërshtarët n.

Burimet thanë se akuzat u janë komunikuar Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës. Po ashtu ish-shefit të operacionales Oltion Bistrit të cilit i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, por i adresohet vepra e korrupsionit.

Njëherazi ish-zyrtarit tjetër të policisë Ardit Hasanbegaj që në mbyllje të hetimeve dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.

I akuzuar përfundoi edhe ish-prokurori i  Shkodrës Xhevahir Lita. Për personat që mbas operacionit Metamorfoza vijojnë ende në kërkim, SPAK ka veçuar hetimin.

Burimet pranuan se ka edhe  disa fraksione të tjera të dosjes Metamorfoza, referuar bisedave të zbardhura nga aplikacionet SKY dhe Enxhro, që janë veçuar derisa të mbërrijnë letërporositë.

Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që komunikon me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore, SPAK hoqi akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor pranuan burimet.

Ish-prokurori Lita ka pranuar që përdorte aplikacionin SKY, por nuk jepen më tepër detaje mbi rrëfimin e tij. Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze,  prej nga ku rezultoi në dhjetëra biseda se si Bajri komunikonte me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit në interes të Martinit.

Nga ana tjetër bisedat tregojnë se ky i fundit garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës.

Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan.

/Shqip.com