Lajme

Mbulon shpenzimet e 150 zyrtarëve policorë, në një qendër rehabilutese

Ilustrim

150 zyrtarëve policorë do tu mbulohen shpenzimet gjatë një qëndrimi 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit.

Këto shpenzime do të mbulohen nga Fondacioni “Golden Eagle”.

“Fondacioni Golden Eagle do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se ky donacion bëhet me kerkesë të sindikatës së policisë së Kosovës, pasi nga ana e zyres ligjore të Drejtorisë së PK nuk u aprovua kërkesa jonë për sigurim shëndetësorë të mbi 100 punonjësve policorë.

Vlera e këtij donacioni është 28500 euro.

/Shqip.com