Mbulohet me supë piktura e famshme e Van Gogh-ut
Publikuar:
(14.10.2022 18:06:23)

Aktivistët mjedisorë kanë hedhur supë me domate mbi pikturën e famshme të Vincent van Gogh ’Luledielli’, që është e vendosur në Galerinë Kombëtare të Londrës.
Aktivistët e njohur me emrin “Just Stop Oil”, hodhi supë mbi pikturën e famshme.
“Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta?”, dëgjohet duke thënë një nga aktivistet.
“A jeni më të shqetësuar për mbrojtjen e një pikture apo mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë?”
Nga ana tjetër, Galeria Kombëtare e Londrës njoftoi se piktura ka pësuar dëmtime të vogla në kornizë, derisa punimi shpëtoi, pasi ishte i mbuluar me xham.
Aktivistët e kanë thënë se ky veprim u bë për të kërkuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë të gjitha projektet e reja të naftës dhe gazit.
/Shqip.com