“Mbrojtja e hekurt” e Barcelonës

Barcelona ka qenë e “hekurt” në repartin defanziv – në sezonin aktual.
Më së miri – flasin statistikat.
Skuadra katalunase ka pësuar vetëm një gol – në gjashtë ndeshje të zhvilluara në La Liga.
Teksa, ka shënuar 18-të herë – numra që i japin epitetin e ekipit me golaveazhin më të mirë.
Gardiani i Barçës – Marc-Andre Ter Stegen e ka mbajtur portën e paprekrur në katër takime rradhazi – pesë në total.
Portieri nga Gjermania po kalon në formë të lartë – teksa siguri të madhe atij i kanë ofruar edhe qendërmbrojtësit.
Ronald Araujo, Jules Kounde dhe Eric Garcia – kanë shkëlqyer në fushën e gjelbër.
Teksa – një befasi e madhe është 18 vjeçari – Alejandro Balde, i cili e ka lënë në stol Jordi Alba-n.
Në total – Barcelona ka arktuar 16-të pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.
Lider – në elitën e futbollit spanjoll mbetet – Real Madrid me dy pikë më shumë./Shqip.com