Lajme

Mbrojtja e Veselit kërkon anulimin e pushimit verorë për ZPS-në: Gjatë verës të marrin vendime për çështjen e tyre

Ben Emmerson
Ben Emmerson

Avokati i Kadri Veselit Ben Emmerson  ka thënë se stafi i prokurorisë duhet të anuloj pushimet verore  por të punoj në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, Emmerson këtë ja ka kërkuar edhe gjykatësit që të mos i jep liri prokurorisë për pushime me pretekstin që të punojnë dhe të vendime gjatë kësaj vere në lidhje me çështjen që kanë.

Emmerson  e ka quajtur prokurorinë joprofesionale e shtoi se nuk janë afër statusit të një çështje që është gati për gjykim.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, avokatët kanë kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për vonesa në dorëzimin e materialeve shfajësuese.

Mbrojtja ka kërkuar që prokuroria t’u vë në dispozicion menjëherë dokumentet të cilat lidhen me materialet shfajësuese.

Po ashtu gjatë kësaj konference Emmerson ka thënë se në provat e prokurorisë mund të ketë shumë materiale të korruptuara.

Seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë

Po ashtu ai ka thënë se nëse ka dëshmitarë të cilët kanë vdekur, atëherë do të ketë rregulla të caktuara që duhet zbatuar që përfshijnë nxjerrjen e plotë të materialeve për mbrojtjen dhe përfshirjen e gjitha provave apo informacionit që ekziston sa i përket besueshmërisë së individëve.

Emmerson deklaroi se ZPS ka marrë përsipër më shumë se sa mundet dhe nuk po plotëson detyrimet për materialet që kanë ditur se kanë detyrim edhe kur kanë parashtruar aktakuzën për konfirmim dhe kur kanë kërkuar arrestime dhe atë kohë çështja ishte se do ishin gati për fillim të gjykimit në mars ose prill të vitit të kaluar.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte./Shqip.com