Sport Ndërkombëtar

Mbrojtësi arab tregon çfarë i tha Messit, pasi e goditi me shuplakë (VIDEO)

Ali Al-Bulaihi e goditi me shuplakë Lionel Messit pasi u përplas me të në përballjen e sotme mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite, në të cilët arabët shënuan fitore me rezultatin 2:1.

Mbrojtësi i Al-Hilalit iu drejtua argjentinasit me disa fjalë pasi e goditi atë në shpinë.

Messi, i cili dukej i hutuar gjatë këtij rasti, në fund filloi të qeshte.

Nuk dihet nëse kjo ishte një përpjekje për të frikësuar kapitenin e Argjentinës apo ai thjesht po argëtohej, por pas ndeshjes u sqarua rreth kësaj.

Pasi një gazetar e pyeti se çfarë tha, Al-Bulaihi u përgjigj: “Unë i thashë ‘nuk do të fitosh, nuk do të fitosh’”.

/Shqip.com