“Mbreti shqiptar” fiton përsëri

Boksieri shqipëtar, Florian Marku ka arritur që ta mposht boksierin britanik, Chris Jenkins.
Ai arriti ta mbroj titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.
Meçi nuk zgjati më shumë se katër raunde edhe pse ishin paraparë të zhvillohen 10-të raunde , pasi Marku nokautoi kundërshtarin e tij pa problem, duke mbetur i pamposhtur.
Në meçin e zhvilluar në Newcastle, boksieri shqiptari pati përkrahjen e një numri të madh të tifozëve me flamurin “Kuq e ZI”.
Pas fitores me goditje të fuqishme, Marku ka thënë se ka respekt për kundërshtarin e tij, por kërkon një kundërshtar më të fortë.
“Chris Jenkins, kam respekt për të. Sot munda këtë boksier por ende jam duke mësuar. Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, ka deklaruar ai.
Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 12 meçe si boksier profesionit, ku në 11-të prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim./Shqip.com