“Mbreti i shqiptarëve” e “pushton” botën përsëri

Teksa shumë tifozë brohorisnin “Marku, Marku”, ai e “pushtoi” botën edhe një herë.
Florian Marku ka dalë fitues në përballjen ndaj Jorick Luisetto, për të mbrojtur titullin e kampionit, në versionin IBF, shkruan Shqip.com.
Ani pse përballë vetes e kishte një kundërshtar tejet të papërshtashëm, në fund, boksieri shqiptar doli me kokën lartë.
Për 29 vjeçarin kjo ishte fitorja e dytë radhazi në Londër, pasi paraprakisht e kishte mposhtur Maxim Prodam.
Tashmë, në meçin radhës, Marku e ka mundësinë që ta realizoj ëndrrën e tij: Të boksoj në mes të Tiranës.
Për Florianin kjo ishte fitorja e dhjetë në karrierën e tij si profesionist dhe mbetet ende pa as edhe një humbje të vetme.
Kurse, në anën tjetër, për Luisetto-n, kjo ishte disfata e katërt.
Pas ndeshjes, Marku tha se “Faleminderit të gjithë tifozëve që më mbështëtet, jam shumë i lumtur që jam këtu, boksi është dashuria ime. Nuk i frikësohem askujt, asnjë boksieri në botë. Shpresoj të shkoj në Shqipëri dhe të boksoj në Air Albania Stadium”.
Fitorja e tij u vendos pas vlerësimit të jurisë, ndërsa gjatë tetë raundeve asnjëri boksier nuk u rrëzua./Shqip.com