“Mbështesim reformën e shtetit të së drejtës”, King-Smith pret Ramën: Shqipëria, partneri ynë më i rëndësishëm në botë
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Me anë të një njoftimi, ambasada britanike thotë se Rama dhe King-Smith patën një takim pozitiv duke vlerësuar partneritetin e fortë dhe në rritje mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në botë”, i ka thënë Ramës, King-Smith.
Ai i përcolli dakordësinë e kryeministrit britanik, që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë fazën tjetër të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e shtetit të së drejtës dhe anti-korrupsionin, përfshirë me Policinë e Shtetit dhe Gjyqësorin dhe presin që vizitat e nivelit të lartë të intensifikojnë bashkëpunimin.
Ata ranë dakord mbi hapat për të zgjeruar partneritetin tregtar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, përfshirë edhe në fushën e Mbrojtjes, si edhe takimet e ardhshme të biznesit, të nivelit të lartë në Londër për të gjithë vende e Ballkanit Perëdimor.
/Shqip.com