Mbret në Francë – mbret në Spanjë

Kur “fenomeni” e kishte djersitur numrin 9 të mbretërve – u mendua se nuk do të ketë futbollistë të denjë – më për atë fanellë.
Ai ishte – i tillë si nofka që mbante.

Ani pse jo shumë gjatë – ky numër qëndroi edhe nën emrin e CR7 – në fillimet e tij në ‘Santiago Bernabeu”.
Një makineri e golave – magnet i trofeve.

Por, që nga viti 2011 – këtë numër e mban Karim Benzema.
Fillimi i tij në Madrid nuk ishtë më i miri. Kishte problem ta gjente golin.
Ama, tashmë 11 vjet – më pas – ai po e mban në supe barrën e galaktikëve.

Sulmuesi francez po kalon në formë jetësore – në vitet e fundit, teksa këtë sezon duket që e ka prekur zenitin.
Dy golat e realizuara – të hënën kundër Mallorca bënë që emri i tij të futet edhe një herë në librat e historisë.
Tashmë – Benzema është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollistëve francez.
34 vjeçari është autor i 413 golave – duke e kaluar Theirry Henryn, i cili mbante këtë rekord deri më tani.

“Big Benz” e mban stafetën në elitën e futbollit spanjoll në këtë sezon – pasi e ka tundur rrjetën 22 herë, në 25 ndeshje të zhvilluara.
Por, ky nuk është rekordi i vetëm që e ka thyer së fundmi.
Sulmuesi francez ne 34 vjet ( e 80 ditë) – është futbollisti më i vjetër që ka shënuar tregolësh në historinë e Championsit.
Numri total i Benzemas në kompeticion tani është 76 gola, duke e vendosur atë të katërtin në listën e të gjitha kohërave pas Ronaldos, Messit dhe Robert Lewandowskit.

Ai ia doli ta thyej rekordin e Alfredo Di Stefanos, i cili shënoi 308 gola me “los blancos” në garën më të fortë të futbollit – në Evropë.
Benzema – tashmë është realizator i tetë golave – në këtë sezon të Ligës së Kampionëve – në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara.
Teksa – në elitën e futbollit spanjoll e mban stafetën – pasi e ka tundur rrjetën 22 herë – në 25 takime dhe ka ndihmuar me 11-të asistime.
Topi i Artë – duket që po i buzëqesh atij. /Shqip.com