Lajme

Mblidhet Grupi Koordinues kundër dhunës në familje

Grupi Koordinues ndër-Ministror kundër dhunës në familje

Përfaqësues të institucioneve vendore dhe të organizatave partnere kanë marrë pjesë në Grupin Koordinues ndër-Ministror kundër dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, zëvendësministrja, Nita Shala ka mbledhur këtë grup për të diskutuar rreth kësaj teme.

“Me hyrjen në fuqi të Strategjisë Kombëtare kundër dhunës në familje, mbetet obligim i institucioneve vendore ndërmarrja e hapave drejt zbatimit të aktiviteteve të planifikuara. Përfaqësues të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi nismat e ndërmarra drejt realizimit të aktiviteteve të parashikuara në Strategji. Të gjitha institucionet kanë filluar zbatimin e Strategjisë. Është e domosdoshme që të punojmë për të zbatuar nismat e parashikuara brenda afateve kohore por edhe me fokus të veçantë te cilësia e nismave” – theksoi zëvendësministrja Shala.

Grupi Koordinues ndër-Ministror kundër dhunës në familje

Qeveria e Kosovës kishte miratuar në janar Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026.

Kodi Penal i Kosovës e parasheh si vepër penale të posaçme dhunën në familje dhe njeh dhunën fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale brenda një marrëdhënieje familjare si dhunë në familje./Shqip.com